Si humbi jetën 18-vjeçari shqiptar, la pas fëmijën 4 muajsh

Date:

Share post:

Një 18-vjeçar shqiptar dhe dy motra kanë mbetur të vdekur pas një ngjarjeje të rëndë në Napoli të Italisë. Një fabrikë ilegale fishekzjarresh ku ndodheshin tre të rinjtë ka shpërthyer dje, rreth orës 15:00 në Ercolano, një qendër e populluar. Sipas mediave vendase, tre të rinjtë kishin filluar punë atë ditë, në atë vend, një aktivitet i paligjshëm, që ishte ngritur gjatë fundjavës dhe filloi të funksionojë dje. Me të ishin Aurora dhe Sara Esposito, dy motra 19 dhe 24 vjeç.

“Brenda ishin dhëndri dhe dy vajzat. Na thirrën në orën 13 dhe gjithçka ishte në rregull. Në orën 15 na njoftuan se fabrika e vogël kishte shpërthyer. Dhëndri im la pas vajzën time 17-vjeç dhe një fëmijë katër muajsh”, me zë të thyer nga dhimbja flet nëna e partneres së Samuel Tafciut, të riut me origjinë shqiptare mes tre viktimave të shpërthimit në fabrikën ilegale të fishekzjarrëve në Ercolano, në provincën e Napolit.

Samuel mbushi 18 vjeç në qershor dhe foshnja lindi katër muaj më parë. “Ishte dita e tij e parë. Dy vajzat punonin atje për të ndihmuar nënën e tyre. Nuk e dimë se çfarë ndodhi”, thotë ajo mes lotësh. Kryebashkiaku Ciro Buonajuto deklaroi se aktiviteti ishte i paligjshëm. Nuk ishte marrë asnjë kërkesë nga Bashkia, apo organe të tjera për fillimin e aktivitetit. Siç ndodh shpesh, ishte ngritur për të prodhuar fuçi që do të shiteshin në javët para Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...