Skandali me pronat në Lalëz/ Arrest në burg për ish-kryeregjistruesin Ardian Kona  

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryeregjistruesin e pronave Ardian Kona, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Vendimi u shpall nga gjyqtari Xhevdet Lika, pasi dëgjoi palët që kërkuan masa të ndryshme për 52-vjeçarin i cili nuk ishte i pranishëm në seancë për shkaqe shëndetësore. Prokurorja e çështjes Mediana Meta pasi arsyetoi arrestimin e tij për shpërdorim detyre në bashkëpunim kërkoi lënien e tij në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. 

Sipas hetimeve, Kona, në bashkëpunim me  juristin e Kadastrës, kushëri i tij, dhe hartografin, ka regjistruar një sipërfaqe prej 12,900 m² në Lalëz pa asnjë dokumentacion ligjor në emër të një 44-vjeçareje me banim në Tiranë. Toka, e cila më parë kishte statusin “shtet”, u përvetësua në kundërshtim të plotë me ligjin për titujt e pronësisë.  

Prokuroria thekson se regjistrimi u bë duke abuzuar me një vendim gjykate, ndërkohë që për pasurinë nuk ekziston asnjë Akt i Marrjes në Pronësi të Tokës (AMTP) apo dokumentacion mbështetës në arkivat e ASHK-së. Për këtë tokë, gjykata kishte vendosur më herët, në korrik të këtij viti, sekuestro preventive.  

Ndërkohë, tre bashkëpunëtorët e tjerë, juristi, hartografi dhe përfituesja e tokës, janë shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj afere që ka shkaktuar cenim të rëndë mbi pronat shtetërore.

Hetimi dhe masat e marra nga prokuroria  

Prokuroria e Durrësit kërkoi masën “arrest në burg” për katër persona të dyshuar:  

– Ardian Kona – ish-kryeregjistrues në ASHK Durrës, tashmë i arrestuar.  

– Bledar Zerba – jurist pranë ASHK Durrës, shpallur në kërkim.  

– Leandro Dervishi – hartograf në ASHK Durrës, shpallur në kërkim.  

– Arta D. – përfituese e pasurisë, gjithashtu shpallur në kërkim.  

Të katërt akuzohen për regjistrimin e një pasurie të llojit arë, me sipërfaqe 12,900 m², në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacion ligjor. Sipas Prokurorisë, toka në fjalë ishte më parë me status “shtet” dhe regjistrimi i saj është bërë bazuar në një vendim gjykate që detyronte komunën për pajisjen me Aktin e Marrjes në Pronësi të Tokës (AMTP). Megjithatë, hetimet treguan se nuk është lëshuar kurrë një AMTP për këtë pasuri, as nuk ekziston ndonjë aplikim apo dokumentacion në ASHK që të mbështesë regjistrimin e saj.

Sekuestrimi i pasurisë  

Në korrik të këtij viti, Gjykata e Durrësit kishte vendosur sekuestro preventive për këtë pasuri, duke argumentuar se regjistrimi ishte kryer në kundërshtim me ligjin nr. 9948, datë 07.07.2008, për vlefshmërinë ligjore të titujve të pronësisë.  

Tre të dyshuarit e tjerë mbeten në kërkim, ndërsa hetimet për këtë çështje vazhdojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...