Stuhia, përmbytje dhe probleme të tjera në Durrës

Date:

Share post:

Moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu që përfshiu Gjirin e Durrësit gjatë së premtes shkaktoi probleme të shumta në qytet dhe rrethinat e tij, duke prekur aktivitetin e përditshëm të qytetarëve dhe shkaktuar përmbytje rrugësh dhe dëme në disa biznese. Probleme pati dhe në lundrimin detar.

Në mbrëmje, reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në disa akse rrugore të Durrësit, duke krijuar vështirësi për këmbësorët dhe automjetet. Zonat më të prekura përfshijnë rrugën “Mujo Ulqinaku,” kryqëzimin pranë stadiumit “Niko Dovana,” si dhe segmente të rëndësishme në lagjet 1, 3, 4, 12 dhe 18.  

Gjendja u përkeqësua edhe në periferitë e qytetit, përfshirë dhe disa rrugë në zonën e ish-Kënetës, Shkozetit dhe plazhit. 

Pasdreke, në bulevardin “Epidamn,” një palmë dekorative u thye nga era e fortë, duke rrezikuar kalimtarët dhe shkaktuar dëme materiale në një lokal. Një tjetër pemë u thye në zonën e Shkozetit, ndërsa ka pasur dhe probleme të furnizimit me energji elektrike.

Stuhia solli erë të fortë dhe dallgëzim të detit deri në 7-8 ballë, duke ndikuar edhe në trafikun detar. Për shkak të kushteve të motit në Adriatikun jugor, lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt portit italian të Barit dhe anasjelltas u anuluan, por do të nisin mëngjesin e së shtunës. 

Ndërsa parashikohet një përmirësim gradual i motit në ditët në vijim, bashkia e Durrësit i bëri thirrje në Facebook qytetarëve të shmangin levizjet e panevojshme në rrugë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Vdekja e 62-vjeçarit, me plumb në kraharor, bie pista e ariut

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër...

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...