Rrugët e Durrësit janë mbushur me makina dhe të rinj që kanë dalë të festojnë mbrëmjen e 29 nëntorit. Makina të zbukuruara me flamuj kombëtarë, fëmijë dhe të rinj të veshur kuqezi dhe veshje kombëtare. Festa spontane në rrugë ka krijuar atmosferë të hareshme për kalimtarët teksa është shoqëruar dhe me këngë patriotike dhe ndezje flakadanësh. Kalimi në disa rrugë është bllokuar nga makinat e të rinjve që festojnë.
©️zërionline


