Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Date:

Share post:


Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës

Dyshohet se është shembur një masiv shkëmbor dhe ka zënë poshtë 3 persona, ku njëri prej tyre Ilir Kalaveri dyshohet se ka humbur jetën.

Njoftim i policisë:

Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...

35 vjet eksod shqiptar/ “Hartë memece për të mbyturit” kthen kujtesën e një drame që Mesdheu vijon ta përjetojë

Një thirrje për të mos harruar. Një homazh për jetët e humbura dhe fatet që mbetën pa përgjigje....

Futet në fuqi vendimi, nga sot e deri më 15 shtator nuk ka më ndërtime në zonat turistike

Për një muaj e gjysmë në bregdet, zonat e mbrojtura me funksion turistik, qendrat historike dhe ato urbane historike,...