Aktori Rezart Veleshnja, Policia e ndalon, Gjykata e lë të lirë. Ndalimi i paligjshëm

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë aktorin e humorit Rezart Veleshnja, i cili u ndalua nga Policia e Durrësit me akuzën për mashtrim. Ndalimi i tij u deklarua i paligjshëm nga gjyqtarja Besjana Garxenaj, ndërsa për të u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Aktori akuzohet për përvetësimin e një automjeti të një të njohuri, të cilin raportohet se e kishte shitur për shumën e 200,000 lekëve.


Në seancën e zhvilluar pasditen e sotme, Prokuroria kërkoi këtë masë sigurie, e cila e detyron Veleshnjën të paraqitet periodikisht pranë autoriteteve dhe shmang arrestin e mëtejshëm. Avokati mbrojtës i aktorit argumentoi se çështja është e natyrës civile, duke theksuar se nuk ekziston asnjë kontratë formale shitblerjeje për automjetin.

Rezart Veleshnja, gjatë seancës, e përshkroi ngjarjen si një “lapsus” dhe ofroi versionin e tij, duke e quajtur denoncimin një akt që synon cenimin e imazhit të tij. Sipas tij, konflikti lindi nga një ultimatum i të njohurit për kthimin e automjetit.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe publike, për shkak të profilit të njohur të aktorit si një nga figurat më të spikatura të humorit shqiptar dhe pjesëmarrjes së tij së fundmi dhe në BBVip Kosova.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...