Kontrabanda e barnave dhe përfshirja në tregtinë e paligjshme, Operacion policor në Rinas

Date:

Share post:

Shqipëria vijon të përballet me fenomenin e kontrabandës së barnave dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet kriminale, përfshirë përgatitjen e lëndëve narkotike. Operacioni policor i koduar “Transit”, i finalizuar në Aeroportin e Rinasit, ka goditur një tjetër tentativë të kësaj natyre.
Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Policinë Kufitare të Rinasit, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, çoi në arrestimin e 5 shtetasve kosovarë nga 20-46 vjeç, konkretisht B.Z., 45 vjeç; F.Z., 34 vjeç; A.I., 23 vjeç; A.G., 20 vjeç; dhe A.M., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit në bagazhet e tyre, autoritetet sekuestruan 1 057 840 tableta, të dyshuara si të kontrabanduara dhe me peshë totale 417.1 kg, që dyshohet se përdoren për përgatitjen e lëndëve narkotike. Po ashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj një prej të arrestuarve, B.Z., u gjet një shumë prej 300 000 eurosh, të padeklaruar në pikën kufitare, së bashku me 6 celularë.

Sipas hetimeve paraprake, këta shtetas dyshohet se i kishin blerë barnat në Jordani dhe kishin planifikuar t’i transportonin përmes Shqipërisë drejt Kosovës.
Operacioni “Transit” vjen si rezultat i një hetimi të mirëkoordinuar bazuar në informacione nga inteligjenca policore, duke rikthyer vëmendjen tek nevoja për forcimin e kontrollit kufitar për të parandaluar tregtinë e paligjshme të barnave dhe përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale.
Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit dhe rrugët e trafikut të barnave.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj shtrohet në spitalin e paraburgimit të Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori i paraburgimit në sektorin spitalor të institucionit të vuajtjes...

Bulqizë/ Vdekja e 62-vjeçarit, me plumb në kraharor, bie pista e ariut

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër...

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...