Goditet pasuria e krimit/ Konfiskohen prona të trafikantit të heroinës

Date:

Share post:

Operacioni policor i koduar “Konfiskimi” ka çuar në sekuestrimin e disa pasurive të paluajtshme, të përfituara nga veprimtaria kriminale e shtetasit Alket Hatija, i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike.


Sipas njoftimit zyrtar, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Durrës, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pronave të Konfiskuara dhe Sekuestruara, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për konfiskimin e këtyre pasurive: një sipërfaqe toke truall, një garazh dhe një apartament në Durrës, si dhe një apartament në Kavajë. Prona këto, të regjistruara në emër të Hatijas dhe familjarëve të tij, dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet e tij kriminale.
Alket Hatija, gjatë viteve 2003-2004, drejtoi një rrjet të fuqishëm trafikimi heroine nga Shqipëria drejt Italisë. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij transportonin me automjete ndërkombëtare sasi të mëdha heroine, me dërgesa që arrinin deri në 10 kilogramë në secilin rast.
Operacioni “Konfiskimi” është pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të goditur përfitimet financiare të grupeve kriminale dhe për të dërguar një mesazh të qartë: asnjë pasuri e krijuar nga krimi nuk do të tolerohet. Materialet procedurale tashmë i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje të moshuarin 

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë...

Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit...

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340 mijë nxënës do...

Roskovec/ Plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas burimeve daja i deputetes Zegjine Çaushi ka shkuar...