Fluksi dhe emocionet e atyre që largohen pas festave nga Durrësi drejt vendeve të BE-së

Date:

Share post:

Pas festave të fundvitit, anëtarët e diasporës shqiptare kanë nisur të largohen drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë. Sot, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Durrësit, pritet të udhëtojnë me tragete drejt Barit dhe Ankonës rreth 3600 persona dhe 920 automjete.  

Sipas të dhënave nga kufiri, nga data 2 janar deri më sot, nga porti i Durrësit janë larguar rreth 8700 persona dhe afro 3000 automjete. Fluksi në dalje pritet të vazhdojë deri më 15 janar, pas së cilës lëvizjet në portin më të madh të vendit do t’i kthehen normalitetit, duke pritur një tjetër fluks gjatë sezonit veror.  

Edhe këtë të shtunë, porti i Durrësit është mbushur me qytetarë që kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë. Mes tyre është Arturi, një 40-vjeçar nga Elbasani, i cili prej 15 vitesh jeton në Itali. 

“Për mua është traditë të kaloj Vitin e Ri me familjen në Shqipëri, por tani duhet të kthehem në Firence, ku më presin puna dhe fëmijët,” shprehet ai.  

Ndërsa për Jetmirën, një 27-vjeçare që jeton në Gjermani, pushimet në Kosovë dhe Shqipëri janë një moment i rrallë për t’u takuar me prindërit. “Për fat të keq, koha kalon shumë shpejt. Do të më mungojë ngrohtësia e familjes dhe ushqimet e shtëpisë,” thotë ajo me mall, ndërsa pret tragetin drejt Barit.  

Sikurse Arturi dhe Jetmira, mijëra qytetarë të tjerë po largohen nga porti i Durrësit, duke përmbyllur pushimet dimërore dhe duke u kthyer në përditshmërinë jashtë vendit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...