Plazhi i Durrësit në të dielën e parë të vitit të ri

Date:

Share post:

Kjo e diel e parë e vitit 2025 ka sjellë një atmosferë plot gjallëri në plazhin e Durrësit. Pavarësisht motit të freskët dhe temperaturave të janarit që variuan nga 10-13 gradë Celsius, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur ta kalojnë ditën pranë detit, duke shijuar ajrin e pastër e të jodizuar, motin e kthjellët e plot diell dhe qetësinë e fillimvitit.  

Në një vëzhgim të bërë nga Zëri Online gjatë paradites, plazhi u mbush me familje, të rinj dhe të moshuar që shëtisnin përgjatë bregut, disa të mbështjellë me xhupa, të tjerë me veshje të lehta dhe sportive. Nuk munguan as turistët e huaj, disa prej të cilëve dhe u zhveshën. 

Për disa, kjo ishte një mundësi për reflektim e qetësi, ndërsa për të tjerë, një traditë e hershme për të nisur vitin pranë natyrës.  

Një qytetar, i cili shëtiste me familjen, u shpreh:  

“Pavarësisht dimrit, deti ka një tërheqje të veçantë. Na ndihmon të pastrojmë mendjen dhe të fillojmë vitin me energji pozitive.”

Ndërkohë, kushtet e motit ishin ideale për një shëtitje dimërore: temperatura të freskëta, por pa erë të fortë, dhe një qiell i kthjellët.  

Qetësia e dallgëve që përplaseshin butësisht mbi rërën e ftohtë dhe zërat e fëmijëve që luanin krijuan një peizazh plot jetë të dimrit në bregdet.  

Edhe në dimër, qytetarët e frekuentojnë masivisht bregdetin e Durrësit duke gjetur mënyra për t’u lidhur me natyrën dhe për të festuar fillimin e një viti të ri. Një traditë që ngjall optimizëm dhe një kujtesë se plazhi nuk është vetëm destinacion i verës, por edhe i argëtimit dimëror buzë Adriatikut.  

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...