Me kallashnikov në lokal pas një konflikti, parandalohet përshkallëzimi i dhunës

Date:

Share post:

Një konflikt i ndodhur në një lokal në lagjen nr. 13 të Durrësit për pak sa nuk u përshkallëzua në dhunë me armë zjarri, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Patrullës së Përgjithshme. Operacioni policor i koduar “Momentum” çoi në neutralizimin e situatës dhe arrestimin e një personi të armatosur.
Gjatë patrullimeve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, policia konstatoi një konflikt verbal mes disa personave në ambientet e lokalit. Menjëherë pas ndërhyrjes, efektivët zbuluan se njëri prej të përfshirëve, shtetasi Geront Vrioni, 35 vjeç, banues i Plazhit, kishte me vete një armë zjarri të llojit kallashnikov. Blutë e arrestuan 35-vjeçarin në flagrancë, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”
Sipas burimeve zyrtare, grupi hetimor po punon për të zbuluar shkakun dhe rrethanat që çuan në këtë konflikt, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. Rastësia dhe ndërhyrja e shpejtë e policisë shmangën një sherr që mund të kthehej në një krim kundër personit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...