“Storm 2”/ Zbulohet një ambient për ushtrim prostitucioni, shpallen në kërkim dy tutore kineze

Date:

Share post:

Një ambient i marrë me qira në Durrës, i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, është zbuluar nga Policia pas një hetimi njëmujor. Operacioni policor i koduar “Storm 2” u finalizua nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, duke shpallur në kërkim dy shtetase kineze dhe procedimin penal të shtatë shtetasve të tjerë, dy kineze të tjera që ushtronin prostitucion dhe 5 klientët e tyre shqiptarë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë shpallur në kërkim shtetaset kineze L. L., 38 vjeçe dhe D. Zh., 46 vjeçe, të dyja banuese në Kinë, si organizatore të aktivitetit të paligjshëm. Ndërkohë, procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni” ka nisur ndaj:

L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe, të dyja shtetase kineze;

  • M. B., 21 vjeç, banues në Gjermani;
  • J. D., 30 vjeç, R. A., 24 vjeç, J. L., 34 vjeç dhe A. L., 29 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se dy shtetaset kineze të shpallura në kërkim shfrytëzonin për prostitucion dy shtetaset e tjera, po ashtu kineze, në ambientin që këto të fundit kishin marrë me qira.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar si prova materiale shuma parash të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia njofton se hetimet për këtë rast vazhdojnë, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e të përfshirëve në aktivitetin kriminal.
Në dhjetor u godit një tjetër vatër prostitucioni me shtetase kineze në Durrës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“I mbytur nga frika dhe mosbesimi”, Granit Xhaka pranon falsifikimin e certifikatës COVID-19 dhe largohet nga kombëtarja

Kapiteni i Zvicrës dhe mesfushori i Sunderland, Granit Xhaka, ka tronditur opinionin sportiv duke pranuar publikisht se ka...

Kashar/ Furgoni me pasagjerë përplaset me barrierat e betonit, katër persona te Trauma

Një furgon pasagjerësh ka humbur kontrollin pranë mbikalimit të Kasharit në Tiranë dhe është përplasur me barrierat anësore...

Zjarri rrezikoi banesat, shkrumbohen ullishte dhe dru frutorë në Shushicë të Vlorës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Bunavisë dhe Grabianit, në njësinë administrative Shushicë të...

Tragjedi në Durrës, 70-vjeçari humb jetën pas rënies nga ura e Dajlanit

Një 70-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e 20 shtatorit në Durrës. Ngjarja është bërë e ditur nga Policia...