Urgjenca spitalore/ Virozat e janarit rrisin numrin e pacientëve

Date:

Share post:

Mbi 400 persona, të rritur e fëmijë, paraqiten pothuajse çdo ditë në urgjencën e spitalit dhe atë të pediatrisë në Durrës. Janë kryesisht persona që kërkojnë ndihmën e mjekëve teksa përballen me simptomat e infeksioneve virale në këtë fillim viti. Vetëm një përqindje e vogël e rasteve konstatohen të prekur nga Covid.

“Është piku i sezonit gripal dhe kjo i atribuohet edhe shtimit të rasteve në urgjencë. Krahas virusit të gripit, kemi dhe virusin që shkakton Covid, që gjithashtu qarkullon në këtë periudhë. Por nuk ka ashpërsinë e viteve të kaluara, vetëm te pacientët e moshuar, ata me sëmundshmëri kronike dhe pacientët me imuno-defiçencë që paraqesin forma të rënda të virusit,” thotë Shefi i Urgjencës Spitalore Gjergj Qerimi,

Sipas mjekut Qerimi, virusi i gripit këtë periudhë shfaqet me komplikacione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, temperaturë dhe me kollë të zgjatur, duke shtuar ndjeshëm numrin e vizitave, krahasuar me sezonet e kaluara.

Numri i vizitave në urgjencën e spitalit varion deri në 350 vizita në 24 orë dhe rastet më të rënda hospitalizohen. Për këtë kategori pacientësh kemi 7-8 shtrime në 24 orë. Shtimi i numrit të vizitave në urgjencë sjell dhe ngarkesë e stres tek personeli mjekësor. 

“Pacientët, madje dhe ata që nuk paraqesin klinikë të agravuar, paraqiten fillimisht në urgjencë, ndërkohë që duhet të paraqiten tek Mjeku i familjes pasi ai është hallka kryesore. I bëj thirrje pacientëve me klinikë të moderuat që të paraqiten tek mjeku i familjes, pasi një fluks i shtuar shton stresin, ngarkesën e personelit dhe rrit probabilitetin për të sëmurët e tjerë kronikë që të infektohen.”

Në këtë situatë, mjekët tërheqin vëmendjen veçanërisht për të sëmurët kronikë dhe personat me imunitet të ulët që të shmangin orët me temperatura të ulëta dhe vendet me shumë njerëz, si dhe të konsumojnë vitaminë C. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...