Për më shumë se 24 orë kanë vijuar reshjet e dendura të dëborës në malësinë e Krujës dhe në Parkun Kombëtar të Qafe Shtamës, ku niveli i dëborës ka arritur deri në 60 cm. Mungesa e energjisë elektrike vijon në të gjithë njësinë administrative Cudhi, ku të gjitha rrugët janë të bllokuara nga niveli i dëborës dhe prania e akullit.
Ndërkohë, vazhdon puna për pastrimin e aksit Fushë Krujë-Krujë, ku gjatë ditës së djeshme dhe natës një numër i madh pishash janë shembur përreth këtij aksi, duke e bllokuar atë në disa pika. Madje, një prej pishave ka rënë mbi një automjet që udhëtonte në këtë aks, duke e dëmtuar atë.
©️zërionline


