600 mijë litra naftë të sekuestruara, gjykata lë në burg tre nga nëntë të arrestuar

Date:

Share post:

Operacioni i koduar “Ari i Zi” ka zbuluar një skemë të dyshuar kontrabande nafte, duke sekuestruar mbi 600 mijë litra në dy anije të bllokuara në portin MBM të Porto Romanos. Pas arrestimeve të bujshme, Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit, duke përfshirë kapitenët e huaj të dy anijeve dhe një shqiptar me detyrë oficer i parë në një prej anijeve.

Në seancën e zhvilluar, gjyqtarja Besjana Garexhaj pranoi kërkesat e prokurores Eglantina Shehu, duke caktuar masën e paraburgimit për Mohammed Sallit dhe Mohammed Kahlila, kapitenët e anijeve Aya Zanoubya dhe Besart, si dhe për oficerin e parë Nedjo Mejdani. Për gjashtë anëtarët e tjerë të ekuipazheve u vendos ndalimi i daljes jashtë Shqipërisë dhe detyrimi për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore.
Mbrojtja pretendoi se nafta e gjetur në bord ishte vetëm për përdorim të brendshëm të anijeve, duke mohuar akuzat për kontrabandë. Sidoqoftë, prokuroria ka ngritur dyshime serioze mbi destinacionin e vërtetë të sasisë së madhe të naftës.

Sasi të ndryshme në deklarata

Policia kishte raportuar fillimisht se në anijen Aya Zanoubya ishin sekuestruar 670 mijë litra naftë, por prokuroria, gjatë seancës, korrigjoi shifrën në 200 mijë litra. Ndërkohë, në anijen Besart u gjetën 400 mijë litra naftë. Këto mospërputhje kanë ngritur pikëpyetje të reja mbi sasinë reale të karburantit të kontrabanduar, mbetur në tentativë, dhe skemën e mundshme që fshihet pas saj.
Operacioni “Ari i Zi” është cilësuar një goditje e fortë ndaj kontrabandës së naftës nga Tunizia në Shqipëri. Hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur rolin e secilit prej të ndaluarve dhe për të identifikuar nëse pas këtyre ngjarjeve qëndron një rrjet më i gjerë kontrabande. Ndërkohë, dy anijet vijojnë të qëndrojnë të bllokuara në port, duke shërbyer si prova kyçe për autoritetet.

Kjo është një histori që, përveçse ngre alarmin për kontrabandën e karburanteve, sjell në vëmendje nevojën për më shumë transparencë në proceset hetimore dhe masat e sigurisë në portet shqiptare.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...

Ndahet nga jeta gazetari, diplomati dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në një...