“Distanca” çon në pranga 30-vjeçarin Kazazaj për tentativë vrasjeje

Date:

Share post:

Një tjetër goditje ndaj krimit të rëndë në qytet. Operacioni policor i koduar “Distanca”, i organizuar nga Specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Plazhit, ka rezultuar me arrestimin e një personi në kërkim. Falë informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, u lokalizua dhe arrestua një 30-vjeçar, i akuzuar për tentativë vrasjeje.
Shtetasi Klenis Kazazaj, banues në Durrës, u ndalua në lagjen nr. 13, pas disa muajsh në arrati. Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, që më 4 gusht 2023, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.
Sipas hetimeve, ngjarja për të cilën Klenis Kazazaj akuzohet ka ndodhur më 30 korrik 2023, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ai dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin O. B., 34 vjeç, duke e plagosur rëndë me armë zjarri.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa procedurat për rastin do të ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...