Historia e familjes Trump: Rrënjët e mohuara gjermane

Date:

Share post:

Më 7 tetor 1885, Friedrich Trump, një berber 16-vjeçar gjerman, hipi në një anije me një biletë vetëm vajtje për në Amerikë, duke iu shmangur shërbimit të detyrueshëm ushtarak tre-vjeçar në Gjermani. Si një fëmijë i brishtë, i papërshtatshëm për punë të rëndë, ai kishte frikë nga pasojat e rekrutimit. Edhe pse ky veprim mund të ishte i paligjshëm, Amerika asokohe nuk shqetësohej për këtë lloj shkeljeje ligjore. Migrantët gjermanë konsideroheshin shumë të dëshiruar dhe Trump u prit me krahë hapur. Më pak se dy javë më vonë, ai mbërriti në Nju Jork, ku do të themelonte familjen e tij dhe do të niste një biznes në pasuri të patundshme. Më shumë se një shekull më vonë, nipi i tij, Donald Trump, u bë presidenti i 45-të dhe i 47-të i Amerikës, vendi i adoptuar nga Friedrich.

Por për dekada, djali dhe nipi i Friedrich Trump mohuan tërësisht këtë trashëgimi gjermane, duke pretenduar se rrënjët e tij ndodheshin më në veri, në Skandinavi.

“Ai erdhi këtu nga Suedia si fëmijë,” pretendon Trump në librin e tij të bashkëshkruar The Art of the Deal. Në fakt, kushëriri dhe historiani i familjes, John Walter, i tha The New York Times se Trump vazhdoi këtë mashtrim me kërkesë të vetë babait të tij, Fred Trump, i cili kishte fshehur prejardhjen e tij gjermane për të mos shqetësuar miqtë dhe klientët e tij hebrenj. “Pas luftës,” tha Walter për Times“, ai vazhdonte të ishte suedez. Gënjeshtra thjesht vazhdonte dhe vazhdonte.”
Donald Trump është djali dhe nipi i emigrantëve, gjermanë nga ana e babait dhe skocezë nga ana e nënës. Asnjë nga gjyshërit e tij, dhe vetëm njëri nga prindërit e tij, nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara, apo të fliste anglishten si gjuhë amtare. Prindërit e nënës së tij, nga ishujt e jashtëm Hebride të Skocisë, jetonin në një komunitet ku flitej kryesisht gjuha galike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...