7.3 milionë tonë mallra të përpunuara në Portet e Durrësit në 2024

Date:

Share post:

Sipas Autoritetit Portual Durrës, kompleksi portual Durrës-Porto Romano po konsolidohet si një pikë kyçe në transportin detar, duke regjistruar mbi 7.3 milionë tonë mallra të përpunuara gjatë vitit 2024. Krahasuar me vitin e kaluar, kjo rritje prej 15% është një tregues i qartë i zhvillimit të pandalshëm të këtij nyje strategjike për importet dhe eksportet e Shqipërisë.

Një nga faktorët kryesorë të rritjes së volumit tregtar në kompleksin portual Durrës-Porto Romano ka qenë shtimi i aktivitetit në portin privat MBM në Porto Romano, i cili ka regjistruar rritje të ndjeshme të përpunimit të mallrave gjatë vitit 2024. Në kontrast, porti i Durrësit, i cili është 100% në pronësi shtetërore, ka shënuar një ulje të volumit të mallrave të përpunuara, duke ngritur pikëpyetje mbi konkurrencën dhe nevojën për investime më të thella në këtë port strategjik që gjithashtu pret të zhvendoset, sipas planeve të Qeverisë në Porto Romano. Këto zhvillime theksojnë një dinamikë të re midis sektorit privat dhe atij publik në menaxhimin e transportit detar.

Referuar të dhënave të Autoritetit Portual Durrës (APD), në gjashtë terminalet e kompleksit janë përpunuar gjithsej 7 milionë e 352 mijë tonë mallra, një rritje prej 15% krahasuar me vitin 2023.  

Sipas statistikave, rritja përkthehet në 933 mijë tonë mallra më shumë se viti paraardhës. Importet kanë dominuar në këtë volum, duke arritur në rreth 6 milionë tonë, ndërsa vetëm 1,3 milionë tonë janë eksportuar drejt porteve ndërkombëtare. Importet, të shprehura në përqindje, kanë shënuar një rritje prej 19% krahasuar me 2023.  

Ndërkohë, një rritje e moderuar është regjistruar edhe në përpunimin e njësive kontejnerike, ku në Terminalin e Kontejnerëve të Durrësit janë trajtuar gjithsej 196,507 njësi gjatë 2024, një rritje prej 7% krahasuar me një vit më parë.  

Kjo rritje e volumit tregtar dëshmon rolin strategjik të këtij kompleksit portual në transportin detar dhe ekonominë e vendit, duke përforcuar njëkohësisht lidhjet rajonale dhe ndërkombëtare. Po ashtu, zhvillimi i mëtejshëm i këtij kompleksi, sipas APD, mbetet thelbësor për modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kapaciteteve operacionale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...

Një hidrogel që riparon zemrën pas infarktit, zbulimi i shkencëtarëve argjentinas

Pas një infarkti, një pjesë e muskulit të zemrës mund të vdesë dhe të zëvendësohet nga indi mbresor....

Pas 28 vitesh në këmbë, Karl Bushby mbërrin në shtëpinë e nënës dhe mbyll udhëtimin rreth botës

Një udhëtim që zgjati gati tri dekada ka marrë fund. Aventurieri britanik Karl Bushby, 57 vjeç, është kthyer...