“Unë të dua, po ti?”, Koncert ndërgjegjësues dashurie 

Date:

Share post:

Autizmi flet. Jep dhe kërkon dashuri. Me këto mesazhe u zhvillua koncerti që ngjiti në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit talentet e ndryshme të fëmijëve të spektrit autik që ndjekin rrugën e artit.

“U ndjeva shumë e lumtur dhe e relaksuar. Unë dua të bëhem një këngëtare në të ardhmen.”, u shpreh Emili Capi.           

“Unë quhem Alesia Aliaj, 15 vjeç dhe vij nga Elbasani. Studioj në shkollën Onufri. Pasioni im është violina.”

Edhe për Elkit Frrokun ky aktivitet ishte shumë emocionues teksa udhëton në rrugën e tij të dijes për artin. 

“Më pëlqen shumë arti. Pasioni që kam është piktura dhe skulptura. Kam nisur që 5 vjeç, para se të filloja shkollën artistike. Tani jam në shkollë që të përforcoj më shumë talentin.”

Prindër, mësues dhe artdashës vlerësuan talentin e artistëve dhe nismën e artistes Keti Bashhysa për të sjellë në vëmendjen nevojën që kanë fëmijët autikë dhe familjet e tyre për përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme.

“Mrekulli dhe i falenderojmë shumë, po fëmijët tanë duan akoma më shumë. Të përfshihen, të socializohen se për këta do të ishte progres shumë i madh.”, u shpreh mamaja e njërit prej fëmijëve artistë. 

Audienca e ndoqi me shumë kënaqësi koncertin me regji nga aktorja e mirënjohur Mimoza Marjanaku. Pas shfaqjes një prej ndjekësve u shpreh: 

“Ishte një kënaqësi të merrja pjesë në një koncert kaq të bukur sensibilizues me fëmijë me zemër mjaft të pastër. Disave prej tyre ne i japim mësim dhe na japin kënaqësi në çdo orë mësimore. Janë shumë të ndjeshëm e të këndshëm. Janë fëmijë artistë.”

I titulluar “Unë të dua, po ti?”, koncerti u kthye në një përvojë të bukur për artistët pjesëmarrës që u ndjenë të vlerësuar dhe të dashur nga publiku për talentet dhe aftësitë unike që kanë.

©zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...