Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari dhe gjyshja e tij

Date:

Share post:

Prej 4 ditësh “i zhdukur”, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e vogëlushit 3-vjeçar nga Durrësi. Që prej ditës së shtunë 3-vjeçari është marrë nga gjyshërit dhe nuk i është kthyer së ëmës. Bahrie Gjuni, 54 vjeçe, dhe nipi i saj rezultojnë “të zhdukur” pa gjurmë, ndërsa nëna e fëmijës Ile Gjuni qëndron në ankth dhe lutet që fëmija t’i kthehet sa më shpejt. Pas denoncimit publik të rastit nga nëna e fëmijës, 22-vjeçarja Ile Gjuni, policia deklaroi se Rexhep Gjuni, 60 vjeç, gjyshi i djalit, është proceduar penalisht për “marrjen pa të drejtë” të fëmijës, ndërsa kontrollet për gjetjen e tij po vazhdojnë me intensitet në të gjitha zonat e mundshme ku gjyshi ka deklaruar se mund të ketë shkuar bashkëshortja e tij bashkë me nipin. Po pa rezultat. Nëna e fëmijës e ka denoncuar ngjarjen që më 13 prill. 

Ndërkohë burime nga grupi hetimor dyshojnë se gjyshi e di vendndodhjen e tyre, po qëllimisht i orienton kërkimet në drejtime të tjera, duke dëmtuar kërkimin dhe gjetjen e fëmijës nga ana e policisë. 

Duke qenë se çështja konsiderohet tejet e ndjeshme për shkak të ngjarjeve në familjen Gjuni që në shkurt të vitit 2023 humbi njërin nga dy djemtë, policia është treguar e kujdesshme në trajtimin e rastit, ndërkohë që nëna tejet e dëshpëruar pret të marrë në krah fëmijën e saj. Ile Gjuni thotë se nuk ka dijeni ku mund ta ketë çuar dhe lutet që fëmija të jetë mirë, në shëndet të plotë dhe t’i kthehet sa më parë. 

Ajo hedh poshtë pretendimet për konflikt mes saj dhe gjyshërve të djalit në lidhje me përfitimet pasurore pas vdekjes së bashkëshortit. 

“Nuk u kam kërkuar asgjë dhe s’më kanë dhënë asgjë. Dua vetëm djalin tim.”, deklaron ajo ndërsa qëndron e lidhur pas telefonit në pritje të lajmit të mirë.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...