Rrugëtimi i xhubletës dhe sfidat e saj si model udhërrëfyes

Date:

Share post:

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës, në Torrën Veneciane të Durrësit u zhvillua një takim mbi rrugëtimin e xhubletës shqiptare drejt njohjes si vlerë e trashëgimisë botërore përmes përfshirjes së saj në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO.

 E ftuar në Durrës për këtë takim Luljeta Dano, Drejtore e Qendrës Antropologjike Xhubleta tha: 

“Kryefjala e këtij takimi ishte xhubleta. Jo vetëm xhubleta dhe çfarë përmban universi i saj, por rruga e gjatë me shumë aktivitete dhe ngjarje derisa mbërritëm në këtë realitet që ajo u bë pjesë e listës së monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe që në të ardhmen shpresojmë të marrë statusin e plotë të marrjes në mbrojtje nga UNESCO sepse ky është vetëm një fillim.” 

Dijebërja e saj është drejt zhdukjes ndaj duhen mekanizma nxitës dhe mbështetës për ta kthyer traditën dhe gjithçka vjen përmes saj si një vlerë e shtuar për turizmin e qëndrueshëm.

“Kemi shpresë që ministri i ri i Kulturës të kapë kohën e humbur dhe të kemi informacion se çfarë po bëhet që Shqipëria të mos e humbasë shancin. Është një kohë prove për t’u krijuar struktura që xhubleta të prodhohet me po atë teknologji artizanale që ka qenë prodhuar.”

Nismëtarja Luljeta Dano rrëfeu përvojën e jashtëzakonshme se si xhubleta u kthye në kauzën e jetës së saj, po dhe të individëve e mbi të gjitha institucioneve të shtetit për ta rijëtësuar këtë vlerë. 

I organizuar nga Qendra Muzeore Durrës, ky takim tejet informues dhe me interes qe konceptuar si një model udhërrëfyes për të inkurajuar aktivizmin drejt një aplikimi të suksesshëm edhe Durrësin dhe vlerat e tij.

Specialistja nga Qendra Muzeore Durrës, Antigoni Suli Gjergji u shpreh se “pasuria jonë arkeologjike është unikale, po duke hulumtuar mund të gjejmë dhe vlera të tjera të trashëgimisë jo materiale që mund t’i kurorëzojmë me një pjesëmarrje në listën e UNESCO-s e cila përkthehet më pas në vlerë ekonomike dhe turizëm kulturor. Duhet shfrytëzuar ky moment nga të gjithë aktorët, veçanërisht pushteti vendor dhe zërat e fuqishëm dhe profesionistët për t’i dhënë jetë vlerave të jashtëzakonshme të Durrësit dhe për t’i mbrojtur ato në funksion të zhvillimit.”

Me vlerat e jashtëzakonshme historike dhe kulturore të tij, prej vitesh autoritetet e ministrisë së kulturës kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për ta përfshirë Amfiteatrin Antik të Durrësit në listën e mbrojtjes nga ana e UNESCO-s, po pa rezultat deri më tani për shkak dhe të ndërhyrjeve pa kriter rreth e qark monumentit.

©zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, hetuesit e BKH-së sekuestrojnë disa dokumente

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar mesditën e sotme kontrolle në ambientet...