Homazhet dyditore/ Ja masat e policisë në Tiranë

Date:

Share post:

Homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos do të mbahen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ndërsa të enjten trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit. Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e homazheve. Në saj të tyre, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në disa akse rrugore nga ora 15:00 e ditës së sotme deri në orën 14:00 të 30 janarit.

“Në zbatim të këtyre masave, nga ora 15:00 e datës 28.01.2025 deri në orën 14:00 të datës 30.01.2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:  – segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës; – ⁠Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”; – ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”.

Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë.  Gjithshtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.  Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve, për respektimin dhe zbatimin e masave kufizuese. Shërbimet e Policisë do të jenë të planëzuar me shërbim në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së tyre dhe shmangien e trafikut”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...