Pretendentët ambiciozë për blerjen e TikTok-SHBA. Cili do ia dalë?

Date:

Share post:

Më 18 Janar në mbrëmje, TikTok u “shua” në SHBA, një përgjigje “sfiduese” kjo ndaj krijuesit të platformës, për të gjitha shqetësimet që ishin ngritur nga qeveria amerikane. Po në pak ditë, situata u normalizua me arritjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Pasi u betua, ai firmosi një urdhër ekzekutiv që i zgjati “afatin” TikTok me 75 ditë, për blerjen, ose pezullimin total të kësaj platforme. Teksa Trump i dha kohë ByteDance që të gjejë një blerës të denjë, shumë biznesmenë po “fërkojnë duart” për të mos e humbur këtë rast, që në fakt kushton plot 50 bilion dollarë. ByteDance fillimisht nuk e pranoi shitjen e TikTok në Amerikë, por duke parë rrethanat, shanset janë thuajse absolute për një marrëveshjeje që “do të jetë në interes të të gjithëve”.

Elon Musk

I listuar nga “Forbes” si njeriu më i pasur në botë, CEO i “Tesla” dhe “SpaceX” Elon Musk ka shumë gjasa të bëhet pronar i TikTok-ut. Kjo sidomos duke ditur besimin që Trump ka tek ai, gjë që e ka treguar përgjatë fushatës elektorale. Tashmë i ka dhënë edhe drejtimin e “Departamentit të Efiçensës Qeveritare”. Madje, në media Presidenti amerikan ka thënë se nëse “Musk dëshiron, mund ta blejë!”. Edhe në një raport të Bloomberg thuhet se Kina e sheh ‘të udhës’ t’ja shesë platformën pikërisht Musk. Shtuar këtu edhe qëndrimin e tij ndaj pezullimit të TikTok, të cilën e sheh si censurë!

MrBeast & Employer.com

Blogeri Jimmy Donaldson, i njohur në interner si MrBeast e ka bërë të qartë interesin e tij për të blerë TikTok. Ai ka më shumë subscribers se çdo njeri tjetër në planet, në Youtube, plot 340 milionë e më shumë se 113 milion ndjekës në TikTok. Madje në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar “Ok, po e blej TikTok-un që të mos e pezullojnë, mund të bëhem CEO juaj i ri”. Thuhet se Donaldson është bashkuar me disa investitorë të udhëhequr nga themeluesi dhe CEO i Employer.com, Jesse Tinsley, në ofertën e tyre për TikTok.

Kevin O’Leary

Investitori kanadez Kevin O’Leary e njëkohësisht ylli i “Shark Tank” e ka shprehur po ashtu dëshirën e tij të madhe për të blerë TikTok-un. Ai ka deklaruar se “20 bilion dollarë janë në tavolinë, cash”. Më tej, ka theksuar se po bën përpjekjet e tij për një marrëveshje në Capitol Hill, e nëse kjo gjë arrihet ai do te rishkruajë rregullat e rrjeteve sociale.

Larry Ellison

Trump e ka parë si pretendent të mirë edhe shefin e teknologjisë Lary Ellison.  “Larry, le të negociojmë para mediave. Bleje dhe gjysmën jepja Shteteve të Bashkuara”, ka thënë publikisht Trump.

Steven Mnuchin

Ish-Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin i cili ka shërbyer gjatë mandatit të parë të Trump, është futur në bisedime sa i takon TikTok.

Tani që Presidenti Trump është i gatshëm për marrëveshje, ne do e ndjekim procesin me përpikmëri në 75 ditët e ardhshme. Jemi shumë të interesuar në këtë biznes dhe e kemi gati planin teknologjik”, ka thënë ai.

Perplexity AI

Në listë figuron edhe një “motor përgjigjesh pa pagesë me Inteligjencë Artificiale”, që konkurron me OpenAI dhe Google. “Associated Press” raporton se kompania në fjalë ka bërë një propozim të ri ndaj ByteDance, që do i lejonte qeverisë amerikane të zotëronte gjysmën e platformës.

Microsoft

Interesi i kësaj kompanie ka qenë që prej vitit 2020, por nuk ia ka arritur qëllimit. Ka bërë një sërë ofertash, por asnjë e tillë nuk ka funksionuar. Madje CEO e Microsoft Satya Nadella e ka cilësuar “gjënë më të çuditshme me të cilën ka punuar ndonjëherë”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...