Pas përmbytjeve, vijon vlerësimi i dëmeve dhe planet për ndërhyrje. 381 banesa të verifikuara deri tani

Date:

Share post:

Uji është tërhequr nga zonat e prekura nga përmbytjet, por pasojat brenda banesave dhe bizneseve mbeten të rënda. Banorët po përpiqen të shpëtojnë ç’të mundin nga orenditë dhe pajisjet e dëmtuara, ndërsa shumë prej tyre kërkojnë mbështetje financiare për zëvendësimin e pajisjeve të dala jashtë përdorimit. Ekipet në terren po vijojnë evidentimin e dëmeve. Deri tani janë verifikuar 381 banesa të përmbytura, ndërsa shumë të tjera mbeten ende për t’u kontrolluar.  

Një nga godinat e prekura ishte edhe burgu i Durrësit, ku situata tashmë është normalizuar. Në ditët e para të përmbytjes, 29 të paraburgosur u zhvendosën në katin e dytë të godinës për t’u mbrojtur nga uji, për t’u transferuar më pas në burgun e Fushë-Krujës. Kjo masë u mor për të mundësuar ndërhyrjet në sistemin e pusetave dhe kanalizimeve dhe për të shmangur përsëritjen e situatave të ngjashme në vazhdim.  

Masat për të parandaluar përmbytjet 

Për të shmangur një krizë të ngjashme në të ardhmen, duhet një plan masash, duke nisur nga pastrimi dhe mirëmbajtja e kanaleve kulluese, të cilat shpesh bllokohen nga mbetjet urbane dhe plastika. Kjo ndërhyrje synon të rrisë kapacitetin e kullimit të ujërave dhe të parandalojë përmbytjet gjatë reshjeve të dendura.  

Një tjetër prioritet do të jetë përmirësimi i sistemit të drenazhimit urban, si dhe sistemimi i pusetave dhe infrastrukturës së kanalizimeve në zonat më të rrezikuara, përfshirë burgun e Durrësit. Përveç këtyre masave, autoritetet duhet të shqyrtojnë dhe mundësinë e ngritjes së një sistemi të përmirësuar për ndërhyrjet emergjente për të minimizuar dëmet në rast përmbytjesh.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore, përplasje e re për planin e privatizimit të Kupës së Botës

Më herët UEFA përshëndeti tërheqjen e FIFA-s nga plani, duke thënë se është koha për reformimin e institucionit,...

Prej 6 ditësh në flakë, zjarri në Librazhd ende jashtë kontrollit

Një zjarr i përmasave të mëdha vijon të jetë aktiv prej gjashtë ditësh në zonën pyjore të fshatit...

Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

Sipas burimeve, janë ndaluar B. Çela, A.Kastrati, H. Noku dhe L.Haso, por ende nuk dihen rrethanat pse kanë...

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...