Për të riun antikonformist nga Lushnja dhe bashkëmoshatarët e tij si ai

Date:

Share post:

Lutfi Dervishi

Për të riun antikonformist nga Lushnja: botanika na mëson se petalet rrethojnë dhe mbrojnë sistemin riprodhues të luleve…

Për të riun antikonfirmist nga Lushnja jeta na mëson se trëndafili ka aromë të përkohshme, por gjemba të përjetshëm

Për të riun antikonformist nga Lushnja: etimologjia na mëson se fjala “servil” rrjedh nga latinishtja “servus” që don të thotë SKLLAV…

Për të riun antikonformist nga Lushnja: historia na mëson se perandorët dhe mbretërit e kanë dashur gjithmonë një oborr të mbushur me lule, jo për aromën apo bukurinë e tyre, por thjesht për të zbukuruar fasadën!

Për të riun antikonformist nga Lushnja: filozofia na mëson se ekziston një dallim i madh mes idealizmit dhe romantizmit politik. Idealistët sfidojnë pushtetin, ndërsa romantikët e glorifikojnë atë duke u krahasuar me petale, planetë dhe diej imagjinarë.

Për të riun antikonformist nga Lushnja: sociologjia na mëson se çdo regjim ka nevojë për të rinj që nuk pyesin, nuk sfidojnë, nuk kërkojnë llogari, por vetëm recitojnë vargje të përgatitura më parë në kuvende të mbushura me njerëz me lista dhe duartrokitje të komanduara.

Për të riun antikonformist nga Lushnja: letërsia na mëson se çdo oborr ka një grup rapsodësh që këndojnë lavdet e liderit, por historia na tregon se ata përfundojnë duke i kënduar/recituar udhëheqësit të radhës

Për të riun antikonformist nga Lushnja: ekonomia na mëson se kapitali politik i një të riu servil nuk qëndron te meritat, por te aftësia për të thënë atë që shefi do të dëgjojë, duke nënqeshur.

Për të riun antikonformist nga Lushnja: përtej gjithë metaforave me petale e planetë, një pyetje mbetet pa përgjigje: çfarë ndodh kur dielli politik perëndon dhe trendafili vyshket?

…: dhe që të mos na vyshket kureshtja, të publikojë dëshmitë e pranimit të DISA universiteteve europiane që i paskësh refuzuar?!

Për të riun antikonformist nga Lushnja e shkuara dhe e tashmja na mësojnë të pyesim: ku e ka përfunduar shkollën 8 – vjeçare?

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...