Puff Daddy akuza të reja për trafikim dhe abuzim seksual

Date:

Share post:

Reperi Sean “Diddy” Combs përballet me akuza të reja për trafikim dhe abuzim seksual, duke përfshirë tre gra në një skemë që ka zgjatur mbi 20 vjet.  

Sipas prokurorëve, Combs transportoi viktimat dhe punonjëse të industrisë së seksit përtej kufijve shtetërorë, ndërkombëtarë. Një prej viktimave është ish-e dashura e tij, Casandra Ventura, e njohur si Cassie.  

Aktakuza e re e ngritur në Nju Jork e akuzon atë për konspiracion për shfrytëzim seksual, trafikim njerëzor dhe transportim për qëllime prostitucioni. Gjykimi i tij pritet të nisë më 5 maj, ndërsa ai i ka mohuar të gjitha akuzat, duke u deklaruar i pafajshëm.  

Combs, 55 vjeç, është mbajtur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn që nga shtatori, pasi iu refuzua lirimi me kusht me një garanci prej 50 milionë dollarësh.  

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Distriktit Jugor të Nju Jorkut, specifikohen tre akuza kryesore:  

– Konspiracion për shfrytëzim seksual  

– Trafikim njerëzor përmes dhunës, mashtrimit ose detyrimit  

– Transport për qëllime prostitucioni  

Nëse shpallet fajtor, ai do të përballet me dënime maksimale që përfshijnë burgim të përjetshëm.  

Dokumentet ligjore pretendojnë se Combs ka përdorur fuqinë e tij në industrinë e muzikës për të krijuar një rrjet kriminal të përfshirë në trafikim seksual, punë të detyruar, rrëmbim, zjarrvënie dhe pengim të drejtësisë.  

Në një padi të veçantë, një grua e akuzon Combs për përdhunim të dhunshëm dhe kërcënime ndaj saj dhe familjes së saj. Ajo pretendon se ai e kërcënoi me thikë dhe u përpoq t’i shkaktonte një plagë të tipit “Glasgow smile” si hakmarrje për komentet e saj.  

Përfaqësuesit e Combs e kanë quajtur këtë një “cirk mediatik të pamatur”, duke theksuar se ai “i mohon në mënyrë kategorike dhe të vendosur” të gjitha akuzat dhe pret të mbrojë pafajësinë e tij në gjykatë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...