Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, pranë fshatit Qerret. Dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi G. K., 21 vjeç, është përplasur me mjetin e drejtuar nga shtetasi E. H., 39 vjeç. Si pasojë, ka humbur jetën pasagjeri A. H., rreth 50 vjeç, ndërsa drejtuesi E. H. dhe një tjetër pasagjer në makinën e tij kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit G. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
©️zërionline


