Probleme me platformën e-albania, maturantët rrezikojnë regjistrimin në Maturën Shtetërore

Date:

Share post:

Maturantët shqiptarë që duhet të plotësojnë sot formularin A1 në platformën e-albania po përballen me probleme serioze teknike, duke vënë në rrezik regjistrimin e tyre në provimet e Maturës Shtetërore.

Përveçse sistemi ka qenë i paarritshëm për orë të tëra, edhe kur platforma hapet, disa nga pikat e detyrueshme të formularit mbeten të paaktivizuara, duke e bërë të pavlefshëm aplikimin. Kjo situatë ka krijuar pasiguri dhe shqetësim tek maturantët dhe familjet e tyre, pasi sot është e vetmja datë e përcaktuar për të përfunduar procesin.

Nxënësit dhe prindërit kërkojnë një reagim urgjent nga Ministria e Arsimit, duke kërkuar ose një zgjidhje të menjëhershme për defektet teknike ose një shtyrje të afatit, për të mos penalizuar maturantët për një problem që nuk është në dorën e tyre.

Pa një ndërhyrje të shpejtë, shumë maturantë rrezikojnë të mos regjistrohen në provimet e maturës, duke vënë në rrezik të ardhmen e tyre akademike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...