Korçë, Gjimnazistet denigrohen në Instagram me foto e video porno. Disa tentuan vetëvrasjen

Date:

Share post:

Për tre ditë adoleshente të Korçës u terrorizuan nga një faqe instagrami e cila bullizonte, denigronte dhe publikonte materiale pornografike të tyre. Pas denoncimit të bërë nga një oficere e sigurisë në një prej gjimnazeve të Korçës, Sektori kundër Krimit Kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet për rastin dhe identifikimin e administratorëve të faqes. Nën objektivin e sulmit të administratorëve anonimë të faqes e cila që në emër ishte denigruese, ishin vendosur nxënës të shkollave të mesme por edhe 9 vjeçare të qytetit. 

Disa nga adoleshentët  e moshës 14-18 vjeç të cilët u bënë objekt i sulmit tregojnë se faqja ekziston prej disa vitesh dhe në mënyrë periodike është hapur dhe mbyllur. Sipas tyre ndryshe nga herët e tjera tani përveç postimeve me emra dhe mbiemra me përmbajtje denigruese ka patur edhe video dhe foto me përmbajtje pornografike. Denoncimi i rastit ka angazhuar strukturat e policisë së Korçës, prokurorisë dhe sektorit të Krimit Kibernetik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Ndërsa faqja tanimë është mbyllur po vijojnë hetimet intensive për të identifikuar administratorët e saj dhe persona të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e këtyre materialeve. Eksperti kibernetik Thanas Dimço e konsideron shqetësues krimin kibernetik për rajonin e Korçës i cili kohët e fundit ka vënë në shënjestër të miturit.

Vetëm në 3 ditët e fundit ka pasur më shumë se 20 adoleshentë të dëmtuar nga sulmi kibernetik përmes kësaj faqeje. Pavarësisht se rastet e sulmit kibernetik janë në rritje shqetësim mbetet mungesa e denoncimeve nga të miturit të cilët frikësohen nga ky lloj presioni dhe nuk kërkojnë mbështetjen e prindërve, apo ekspertëve. 

Krimi kibernetik si një prej krimeve të reja me të cilin po përballet shoqëria sipas ekspertëve të fushës kërkon forcimin e mëtejshëm të bazës ligjore për të bërë të mundur identifikimin më të shpejtë të autorëve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...