Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur më 31 janar 2025, ku fasada e një lokali në Fushë Krujë u dëmtua nga një shpërthim me lëndë plasëse. Pas hetimeve të thelluara, është identifikuar autori kryesor i vendosjes së eksplozivit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Si pjesë e operacionit, policia ka arrestuar 41-vjeçarin Mondi Topalli, i shpallur më herët në kërkim si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Hetimet zbuluan se ai ndihmoi autorin kryesor, Mirgen Zalla, 40 vjeç, duke e ndihmuar të largohej nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e Zallës, policia sekuestroi një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion luftarak. Ndërkohë, strukturat policore po vijojnë përpjekjet për kapjen e tij, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
©️zërionline


