Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës: 25-vjeçari humb jetën, tre të plagosur rëndë

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit së hënës në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Qafë Kasharit.
Si pasojë, 25-vjeçari Gëzim Muçaj ka humbur jetën gjatë transportit për në spital, ndërsa tre persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Të plagosurit janë Eduart Ripa, 61 vjeç, Ervin Qira, 40 vjeç, dhe Shkëlqim Doçi, 65 vjeç.
Sipas burimeve, të aksidentuarit dhe viktima udhëtonin me një furgon për në Palasë, ku po shkonin për punë. Drejtuesi i furgonit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Teksa pasagjerët dolën nga mjeti për të parë dëmet, një automjet tjetër që lëvizte me shpejtësi i ka goditur, duke shkaktuar tragjedinë.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin Ismail Laçe. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt...

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...

“Ambasadori i SHBA-së refuzoi një mbledhje në Boston se priten ngjarje në Shqipëri, Azem Hajdari apo…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë

Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag...