Berisha i lë letër Dumanit në SPAK dhe zbulon çfarë i shkroi

Date:

Share post:

Këtë të hënë, pasi doli nga ambientet e SPAK ku firmosi paraqitjen e rradhës, në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, kreu i opozitës Sali Berisha deklaroi dhe se i ka lënë një shënim kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.

Në një deklaratë për mediat, kreu i demokratëve, Berisha e quan Altin Dumanin “kreun e organizatës kriminale që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë”.

Në dyert e SPAK, Sali Berisha u shpreh:
“Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës, letrën që vijon: Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë të monstrës George Soros dhe kukullës së tij në Tiranë, Edi Rama. Po kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do të ketë në Shqipëri. Firmosur Sali Berisha. Sot do të dënoj me forcën më të madhe aktin puçist e bandidesk të narkoqeverisë dhe narkobashkisë Rama që morën peng për orë të tëra gjykatës e prokurorë të çështjes Veliaj.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Trump i kërkoi dorëheqjen ambasadores në Greqi, Kimberly Guilfoyle mes akuzave për favore financiare

Shtëpia e Bardhë konfirmoi largimin e Kimberly Guilfoyle pas raportimeve për përdorim të ndikimit politik në këmbim të...

FMN parashikon rritje për ekonominë botërore, por paralajmëron për rreziqet nga lufta dhe IA

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje ekonomike globale prej 3,1% për vitin 2026, ndërsa paralajmëron se përshkallëzimi i konfliktit...

SPAK njofton, godet grupin e strukturuar kriminal që ndihmonte kalimin e paligjshëm të kufijve, arrestohen shtatë persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë për...

95-vjetori i Dritëro Agollit, në Menkulas inagurohet muzeu kushtuar ikonës së letërsisë shqiptare

Në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, është inauguruar në Menkulas të Devollit muzeu kushtuar...