Pasditen e kësaj të hëne, Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, e ka vizituar atë në burgun e Durrësit, ku ai u transferua pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Burime nga IEVP konfirmojnë vizitën në paraburgim.
Që nga momenti i transferimit nga Blloku i Sigurisë në Tiranë në IEVP-në e Durrësit, kjo është vizita e parë nga një familjar, ndërkohë që edhe avokati i tij ka pasur kontakte me të. Mësohet se e shoqja nuk ka tentuar gjatë këtyre ditëve ta vizitojë. Ajo është gjithashtu nën hetim nga SPAK për korrupsion.
©️zërionline


