Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur sot në Gjirokastër. Në aksident u përfshi një makinë e Forcave të Armatosura, e cila është përplasur me një furgon ngjyrë të verdhë në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Viroit.
Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit Pano Kalanderi 56 vjeç dhe Shefik Salaria. Kamioni ushtarak tip Mad transportonte materialet e arkivit të Gjirokastrës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

©️zërionline


