“Turni” vijon në Durrës, kapet një i kërkuar për vjedhjen e naftës nga anija e sekuestruar

Date:

Share post:

Një tjetër hap i rëndësishëm është shënuar në operacionin policor “Turni”, i cili vazhdon të zbulojë skemën e vjedhjes së karburantit nga një anije e sekuestruar në Porto Romano. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të DVP Durrës dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), kanë arrestuar një nga personat e shpallur në kërkim për këtë çështje.

I ndaluari është 34-vjeçari Drilon Malluta, banues në Durrës, i dyshuar për një seri veprash penale, përfshirë “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Vjedhje” në bashkëpunim. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me inspektorin e policisë Armand Marvataj, tashmë i arrestuar, Juxhin Koka (ende në kërkim) dhe pjesëtarë të ekuipazhit të anijes për të vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte.

Anija, e cila u sekuestrua nga Prokuroria e Durrësit si provë materiale, ishte ankoruar në Porto Romano kur ndodhi vjedhja. Hetimet e deritanishme tregojnë për një skemë të mirëorganizuar, ku të dyshuarit shfrytëzuan pozitat e tyre për të realizuar kontrabandën.
Operacioni vijon me intensitet të lartë, ndërsa policia është në ndjekje të personit tjetër të shpallur në kërkim. Ndërkohë, materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për hetime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt...

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...

“Ambasadori i SHBA-së refuzoi një mbledhje në Boston se priten ngjarje në Shqipëri, Azem Hajdari apo…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë

Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag...

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...