Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës paraditen e sotme. Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, brenda një automjeti janë gjetur të qëlluar me armë zjarri 34-vjeçari Kolë Manaj dhe Anila Prendushi.

Manaj, që ka punuar si polic, ka humbur jetën në vend, ndërsa Anila Ndoka Prendushi 44 vjeçe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ajo është punonjëse sociale në një qendër komunitare në Shkodër. Çifti kishte disa vite që bashkëjetonte, ndërkohë që Prendushi ishte e divorcuar dhe kishte tre fëmijë, një prej të cilëve i mitur.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e krimit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa brenda tij është gjetur një pistoletë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbuluar motivet dhe dinamikën e kësaj tragjedie.
©️zërionline


