Naim Frashëri nga Leskoviku dhe Humbja e memories historike

Date:

Share post:

Më 18 shkurt ishte 50-vjetori i vdekjes së një prej kolosëve të artit shqiptar, aktorit monumental të teatrit, Naim Frashëri. Megjithatë, ky emër i madh nuk u përkujtua nga asnjë institucion kulturor, duke lënë pas një heshtje të trishtuar. Studiuesi Auron Tare, në një reagim publik, ka ngritur shqetësimin për mungesën e çdo shenje që përkujton këtë figurë dhe në vendlindjen e tij, Leskovik. Dikur një qendër e kulturës rajonale, sot kjo qytezë e braktisur nuk ka asnjë gjurmë të krenarisë për artistët që ka nxjerrë nga gjiri i saj. “Nëse dikush viziton sot këtë qytezë, mund të vërë re se nuk ka asnjë shenjë të jetës apo krenarisë që duhet të kishte për artistët e mëdhenj si Naim Frashëri,” shprehet Tare.
Ai vëren me keqardhje se Leskoviku nuk ka asnjë rrugë me emrin e aktorit të madh, asnjë pllakë përkujtimore, asnjë statujë dhe madje as një shenjë e shtëpisë ku ai lindi. Për një qytet që dikur ishte simbol i muzikës, artit dhe kulturës, kjo mungesë është një humbje e madhe e memories historike.
“Nëse Tirana nuk ka më asnjë dëshirë për të kujtuar kolosët e artit, të paktën vendlindja e tij nuk mund ta lërë në harresë Naim Frashërin e Leskovikut”, thekson Auron Tare, duke bërë thirrje për një reflektim mbi kujdesin ndaj trashëgimisë sonë kulturore.

  • Filmat e tij më të njohur janë:
  • “Skënderbeu” (1953) film ruso -shqiptar , ku luan rolin e Palit.
  • “Tana” (1958) – filmi i parë artistik shqiptar, ku ai luajti rolin e Stefanit.
    -“Debatik” (1961) – ku interpretoi një figurë atdhetare.
  • “Vitet e para” (1965) – një dramë sociale ku ai dha një interpretim të spikatur.
  • “Plagë të vjetra” (1969) – një film me temë historike.
  • “I teti në bronz” (1970) – një nga filmat më të njohur ku interpretoi rolin e mësuesit.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art, ai u shpall “Artist i Popullit”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjykata i shuan dënimin për vrasjen e vëllezërve Banaj, Sokol Hoxha mbetet në burg për një tjetër krim

Gjykata e Fierit ka vendosur parashkrimin e dënimit me 25 vite burg për Sokol Hoxhën, autorin e vrasjes...

Grabitet me armë një banesë në Elbasan, autorët braktisin automjetet dhe uniforma policie

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maji” në...

Ndryshon sërish drejtimi i SHRUKD-së, Albi Lika zëvendëson Dukën pas dy muajsh

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka një administrator të ri. Albi Lika është administratori i ri i Shoqërisë...

Oficeri i Gardës Dionis Novaku, drejtori i ri i Forcës së Sigurisë Portuale në Durrës

Drejtuesi i ri u prezantua nga kreu i Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Novaku ka shërbyer në Forcat Speciale,...