Mashtroi qytetarët me dëm mbi 2 mln euro, ndërtuesi Tusha dhe kompania e tij në gjyq

Date:

Share post:

Një skandal i madh dhe i njohur në sektorin e ndërtimit ka përfunduar në dyert e gjykatës së Durrësit. Prokuroria ka mbyllur hetimet për biznesmenin Ahmet Tusha dhe kompaninë e tij “Albion Construksion” sh.p.k. që akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda në 25 raste, duke përvetësuar mbi 2 milionë euro nga qytetarët që blenë apartamente dhe njësi tregtare që nuk u morën kurrë në dorëzim. Skema e mashtrimit ishte denoncuar edhe nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, që solli dëshmi tronditëse nga qytetarët e dëmtuar.
Pas një hetimi të gjatë, Prokuroria ka përfunduar dosjen dhe ka marrë të pandehur biznesmenin Tusha. Hetimet, të cilat nisën mbi një procedim penal të vitit 2022, çuan në caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për biznesmenin i cili u shpall në kërkim 10 muaj më parë. Ai u arrestua nga autoritetet holandeze më 14 janar të këtij viti.
Përvecc veprës penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda Tusha dhe kompania e tij, si person juridic, akuzohen edhe për “Ndërtim të Paligjshëm”. Sipas Prokurorisë, në cilësinë e administratorit të kompanisë, Ahmet Tusha, ka lidhur kontrata sipërmarrjeje për ndërtimin e një objekti multifunksional në Durrës, ndërsa leja e ndërtimit nuk ishte zbardhur për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj Bashkisë Durrës. Ai ka shitur apartamente, njësi tregtare dhe garazhe përmes mashtrimit, duke mos dorëzuar asnjë prej tyre edhe pse pagesat ishin kryer sipas kontratave.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Oficeri i Gardës Dionis Novaku, drejtori i ri i Forcës së Sigurisë Portuale në Durrës

Drejtuesi i ri u prezantua nga kreu i Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Novaku ka shërbyer në Forcat Speciale,...

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Francë, plagosen drejtori dhe një mësues

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës, 12 tetor, në një shkollë në qytetin Aubagne,...

Vrau dy vëllezërit Banaj në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon lirinë pas 26 vitesh nga dënimi

Sokol Hoxha, 51-vjeçari nga Patosi, i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është paraqitur këtë të hënë...

Fushë-Krujë/16-vjeçari humb jetën pas shkëputjes së ashensorit, arrestohen dy persona

Një 16-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një restorant në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, pas një aksidenti me...