Sekuestrohen 58 ton mbetje toksike 

Date:

Share post:

Sekuestrohen në portin e Ankonës, gati 58 tonë mbetje toksike që shkonin nga Shqipëria. Mediat vendase bëjnë të ditur se sasia importohej nga dy kompani italiane, që po përpiqej të shfrytëzonte këtë port për t’i futur ato në Itali.

Mospërputhja e asaj çfarë ishte deklaruar në dokumente me materialet reale që përmbanin kontejnerët e importuar nga Shqipëria ngjalli dyshimet e para. Nga analizat e kryera nga ekspertët e Agjencisë rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit rezultoi se materialet e deklaruara si “mbetje alumini” përmbanin përqëndrim të lartë metalesh helmues si zinku, plumbi apo bakri që shkaktojnë dëme të konsiderueshme dhe afatgjata kryesisht në mjedisin ujor.

Sasia u zbulua falë operacionit “Metal Gate” që zhvillohet prej kohësh nga Guardia di Financa në portin e Ankonës. Operacioni ka për qëllim ndalimin e hyrjes së mbetjeve të jashtëligjshme urbane dhe deri më tani si pjesë e tij ishin sekuestruar 16 tonë mbetje të tilla.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Oficeri i Gardës Dionis Novaku, drejtori i ri i Forcës së Sigurisë Portuale në Durrës

Drejtuesi i ri u prezantua nga kreu i Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Novaku ka shërbyer në Forcat Speciale,...

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Francë, plagosen drejtori dhe një mësues

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës, 12 tetor, në një shkollë në qytetin Aubagne,...

Vrau dy vëllezërit Banaj në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon lirinë pas 26 vitesh nga dënimi

Sokol Hoxha, 51-vjeçari nga Patosi, i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është paraqitur këtë të hënë...

Fushë-Krujë/16-vjeçari humb jetën pas shkëputjes së ashensorit, arrestohen dy persona

Një 16-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një restorant në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, pas një aksidenti me...