Godina e Gardës kthehet në muze/ Rama: Një atraksion unik për historinë e shtetit shqiptar

Date:

Share post:

Godina e ish-Komandës së Gardës së Republikës do të transformohet në qendrën kulturore “Trashëgimia për të gjithë – Garda”, falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Qendrës Shqiptare të Trashëgimisë. Kjo qendër do të promovojë traditën, kulturën dhe artin shqiptar, duke ofruar hapësira për ekspozita, aktivitete artistike dhe edukative.

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të punimeve, e cilësoi këtë muze si një “atraksion të jashtëzakonshëm”, ku do të ekspozohen medalje, flamuj dhe objekte historike që pasqyrojnë periudha të ndryshme të shtetit shqiptar. Koleksionisti Artan Lame sqaroi se ekspozita do të përfshijë hapësira të përhershme dhe tematike, një laborator restaurimi dhe një bibliotekë albanologjike.

Nënkryetarja e Bashkisë, Anuela Ristani, theksoi se funksionimi i qendrës do të jetë i ngjashëm me Piramidën, me një bord që menaxhon aktivitetet. Pritet që muzeu të hapet në mars, për të qenë gati për sezonin turistik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fuqizohet Ministria e Shtetit për Administratën Publike

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar krijimin e një ministrie të re në kabinetin qeveritar, duke vendosur ta kthejë...

Durrësi nën ujë, 30 fshatra pa energji dhe linjë elektrike mbi banesa

Reshjet intensive që përfshinë vendin gjatë orëve të para të mëngjesit kanë sjellë probleme nga veriu në jug,...

RENEA operacion në Shkodër, Lezhë dhe Sarandë; arrestohen 3 persona

Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se po përgatisnin një atentat. Të arrestuarit kishin...

Mesazhi për bombë alarmon Gjykatën e Durrësit, në disa qytete raportohen kërcënime

Një email kërcënues për vendosjen e një bombe ka vënë në lëvizje edhe Policinë në Durrës, si dhe...