Evropa e bashkuar në krah të Zelenskyt: Bota e lirë ka nevojë për një lider të ri

Date:

Share post:


Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu publikisht mbështetjen për Volodymyr Zelenskyy menjëherë pas takimit të liderit ukrainas me  presidentin, Donald Trump.

“Ne të gjithë bëmë gjënë e duhur që ndihmuam Ukrainën dhe sanksionuam Rusinë tre vite më parë dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë”, u tha Macron gazetarëve gjatë vizitës në Portugali. 

“Ka një agresor, që është Rusia, dhe një popull i sulmuar, që është Ukraina”, shtoi presidenti francez”

Pas tij dhjetëra liderë të tjerë evropianë kanë mbështetur publikisht presidentin  Zelensky pas takimit të tij të tensionuar me homologun amerikan.

Kryeministri holandez, Dick Schoof tha: “Holanda vazhdon të mbështesë Ukrainën. Sidomos tani. Ne duam paqe të qëndrueshme dhe një fund të luftës së agresionit që ka nisur Rusia. Për Ukrainën, për të gjithë banorët e saj dhe për Evropën”

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa postuan të njëjtin koment në llogaritë e tyre në mediat sociale duke shkruar:

“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Ji i fortë, trim dhe i patrembur. Ju nuk jeni kurrë vetëm, i dashur President. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas tha se është bërë e qartë se “botës së lirë i duhet një udhëheqës i ri”.

“Ukraina është Evropë! Ne qëndrojmë pranë Ukrainës. Ne do të shtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën në mënyrë që ata të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit. Sot u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri. Varet nga ne, evropianët, ta përballojmë këtë sfidë”, shkroi Kallas në një deklaratë në rrjetet sociale.

Kancelari gjerman në largim, Olaf Scholz shkroi:

“Askush nuk dëshiron paqe më shumë se qytetarët e Ukrainës! Kjo është arsyeja pse ne po punojmë së bashku për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë. Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe te Evropa”

Kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden iu bashkua liderëve të tjerë evropian:

“Luksemburgu qëndron me Ukrainën. Ju po luftoni për lirinë tuaj dhe një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”

Ashtu si presidenti portugez, Luis Montenegro: “Ukraina mund të mbështetet gjithmonë te Portugalia.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar

3  persona janë vënë në pranga në Cërrik për devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe ndërtim pa leje. Bëhet fjalë...

KLSH: Mbetjet në Durrës peshohen vetëm në Sharrë, rekomandimet për kontrollin e kostove mbeten të pazbatuara

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar mangësi serioze në mënyrën se si Bashkia Durrës menaxhon kontratën për...

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Dy shqiptarë të tjerë, nga Maqedonia e Veriut, janë shpallur non grata nga Ministria e Brendshme pasi dyshohet se kryenin veprimtari armiqësore...

Pritë në Sarandë, arrestohen 5 shtetas

Finalizohet operacioni policor i koduar "Silenciatori", si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë...