Një aksident në punë ka ndodhur pasditen e vonë në bulevardin “Dyrrah” në Durrës, ku një skelë u shemb gjatë rikonstruksionit të një godine dhe duke lënë të plagosur një punëtor.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri, rreth 38 vjeç, ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje ka shkuar policia, që po heton për të zbardhur shkaqet e shembjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.
Policia ka shoqëruar pronarin e objektit.
©️zërionline


