Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin rrugor Manëz-Kullë në Durrës. Mjeti tip Opel Astra me targa AA334FU, i drejtuar nga Muharrem Q. Jakupi, ka përplasur këmbësorin Seladin Ago, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë e goditjes.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit. Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme.
Policia nuk ka dalë ende me një njoftim për ngjarjen e rëndë rrugore, po paraprakisht bëhet e ditur se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkakun e ngjarjes, ndërsa apelohet për kujdes të shtuar në qarkullim, veçanërisht në rrugë ku mungon ndriçimi dhe sinjalistika, për të shmangur aksidente të tilla tragjike.
©️zërionline


