2024, Dyfishohen të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara

Date:

Share post:

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara gjatë vitit 2024, krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 AAPSK siguroi 159 milionë lekë nga qiradhënia e këtyre pasurive, një rritje prej 96.2% krahasuar me 81 milionë lekë të regjistruara në vitin 2023. Ky rezultat është arritur falë përmirësimit të menaxhimit, rritjes së eficiencës dhe uljes së shpenzimeve për administrimin e këtyre pronave.  Administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga AAPSK bazohet në Ligjin Nr. 34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara” (i ndryshuar), Ligjin Nr. 10192, datë 3.12.2009, i njohur si Ligji Anti-Mafia, si dhe vendimet e Këshillit të Ministrave që përcaktojnë procedurat e administrimit dhe përdorimit të këtyre pasurive. AAPSK synon të vazhdojë këtë trend pozitiv duke përmirësuar më tej administrimin e pronave, me qëllim rritjen e të ardhurave dhe përfitimeve për shtetin.

Dyfishohen të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe

Bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore të sipërpërmendura, AAPSK menaxhon pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara për të nxjerrë të ardhura përmes dhënies me qira ose formave të tjera të shfrytëzimit nga palë të treta. Ndërsa, pasuritë që amortizohen ose konsiderohen të papërdorshme mund të kalojnë në procedura shitjeje, por kjo mund të ndodhë vetëm me vendim të Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar.

Sa i përket administrimit të pasurive, AAPSK administron dhe jep me qira pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara për të siguruar të ardhura. Qiradhënia e këtyre pasurive ndihmon në mbulimin e kostove të administrimit dhe mirëmbajtjes së tyre. Më tej, të ardhurat e mbledhura përdoren për qëllime të përcaktuara në ligj, përfshirë kompensimin e viktimave të krimit ose destinime të tjera të vendosura nga autoritetet, përfshirë këtu mbështetje financiare dhe/ose infrastruktorore për agjencitë ligjzbatuese.

Ky mekanizëm siguron që pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara të mos mbeten të pashfrytëzuara, por të përdoren për të krijuar të ardhura për shtetin dhe për qëllime publike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shqiptarja që u ngjit në majën e sigurisë kibernetike botërore

Në një fushë ku dominon konkurrenca globale dhe ku sfidat shtohen çdo ditë, një profesioniste shqiptare ka arritur...

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Pesë kandidatë synojnë postin e kreut të akuzës shqiptare. Afati për aplikim deri në mesnatë

Pesë kandidatë, 3 gra dhe dy burra, kanë shprehur interesi për pozicionin e prokurorit të përgjithshëm, për të...

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes

Një sasi peshku e ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me...

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim...