Moti i keq në Adriatik, kufizime për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese në Durrës

Date:

Share post:

Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike në Adriatik kanë ndikuar në lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Durrës. Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm, i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe erë. Për pasojë, flota e peshkimit është kthyer në port, duke pritur përmirësimin e motit në det të hapur.

Sipas Kapitenerisë së portit detar Durrës, kjo situatë nuk ndikon në lundrimin e trageteve që lidhin Durrësin me portet italiane të Barit dhe Ankonës. Megjithatë, anijet e peshkimit dhe mjetet e tonazhit të ulët janë urdhëruar të mos lundrojnë deri në stabilizimin e kushteve atmosferike.
Autoriteti detar u ka kërkuar operatorëve të marrin masa sigurie për të shmangur rreziqet. Ndërkohë, era fryn në drejtimin jug-juglindje me një forcë në rritje prej 5-6 ballë në det të hapur.

Sipas parashikimeve, përmirësimi i situatës pritet të ndodhë të premten, më 14 mars, pikërisht në Ditën e Pranverës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Emërohet administratori i ri i Ujësjellës Kanalizime në Durrës

Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar...

Aksident me vdekje në Durrës

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin...

E vetmja e llojit të saj, pas 83 vitesh gjendet në Detin Jon anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Tetëdhjetë e tre vjet pas fundosjes së saj, një nga silurueset më të rralla të marinës gjermane të...

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...