Zjarr në një apartament, shpërthimi i bombulave të gazit rrezikon banorët

Date:

Share post:

Një zjarr ka rënë në një apartament në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, duke krijuar një situatë të rrezikshme për banorët dhe zjarrfikësit. Shkak i flakëve dyshohet të ketë qenë rrjedhja e gazit nga tre bombula, dy prej të cilave shpërthyen, duke përhapur zjarrin në një dhomë të apartamentit.

Fatmirësisht, apartamenti në katin e tretë ku ndodhi shpërthimi nuk kishte banorë në momentin e ngjarjes, duke shmangur viktima të mundshme. Megjithatë, tymi dhe flakët kanë dëmtuar edhe apartamentet fqinje, duke rrezikuar jetën e banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat evakuuan banorët dhe arritën të shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Edhe pse nuk pati të lënduar, dëmet materiale janë të konsiderueshme

Policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje banorët dhe pronarët e apartamentit për të sqaruar shkaqet e zjarrit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas ish-shefit të sherbimit sekret, arrestohet edhe asistenti i tij! Dyshohet se i dorëzoi 2 mijë dokumente sekrete

Pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND) August Hanning, nën dyshimet për spiunazh dhe...

Përfshihet nga zjarri një banesë në Lezhë, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zjarri ka shkaktuar dëme...

Një shekull pas lindjes së Tish Daisë, 10 vepra të reja për muzikën shqiptare

Një shekull pas lindjes së Tish Daisë, muzika shqiptare nuk mjaftohet vetëm me kujtimin e një prej emrave...

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i aeroportit të Vlorës, biznesmeni Valon Lluka

Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ dhe për thuajse dy dekada një ndër...