Durrësi mirëpret konferencën vjetore universitare STARS EU

Date:

Share post:

Nesër nis në Durrës konferenca vjetore STARS EU, një event akademik dhe shkencor i organizuar nga universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Konferenca do të zgjasë nga 19 deri më 21 mars. Konferenca mbledh akademikë, studiues dhe përfaqësues të institucioneve arsimore nga vende të ndryshme, duke u fokusuar në zhvillimet e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Një nga momentet kryesore të konferencës pritet të jetë të enjten, kur është planifikuar dhe pjesëmarrja e Kryeministrit Edi Rama nê ceremoni. Vizita e tij vjen në një kohë kur diskutimet mbi financimin e arsimit të lartë dhe autonominë universitare, por dhe abuzimet me fondet e projekteve mbeten tema të hapura në vend.

Konferenca STARS EU synon të nxisë bashkëpunimin mes universiteteve europiane dhe të krijojë mundësi të reja për shkëmbime akademike dhe projekte kërkimore.

UAMD sjell Evropën universitare në Durrës

Për herë të parë në jetën universitare shqiptare UAMD sjell në Durrës 8 rektorë, 200 lektorë e kërkues shkencorë nga tetë vende të BE-së, me dhjetëra përfaqësues të lartë të pushtetit qendror e vendor dhe biznesit të këtyre vendeve partnere e shumë personalitete të larta të edukimit e shkencës, duke e shndërruar kështu Durrësin në kryeqendrën e universiteteve evropiane.

UAMD është i pari institucion i arsimit të lartë në Shqipëri që u bë pjesë e një aleance evropiane universitare.

Prej dy vitesh UAMD është pjesë e Aleancës STARS EU, duke qenë i vetmi universitet jashtë BE në partneritet me tetë universitete evropiane nga Holanda, Gjermania, Franca, Suedia, Spanja, Portugalia, Polonia dhe Republika Çeke.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Hollywood-i hyn në një epokë të re, Paramount merr Warner Bros

Bota e Hollywood-it hyn në një epokë të re. Paramount Skydance ka përfunduar zyrtarisht marrjen e Warner Bros...

Prej 3 muajsh e zhdukur, gjendet trupi i 80-vjeçares në një zonë të pyllëzuar të Maqellarës

Një grua rreth 80-vjeçare është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në...

Kush është Roni Yeffet? Biznesmeni që u vu në qendër të hetimeve të SPAK-ut

Roni Yeffet është një biznesmen me origjinë izraelite, i lindur në Jerusalem në vitin 1966, i cili prej...

12-vjeçari humbi jetën në Tiranë, dyshohet për arrest kardiak

Një 12-vjeçar ka humbur jetën ditën e diel, pasi është dërguar pa shenja jete në një spital privat...