Qëllohet me breshëri mbi CFO Pharma, Hetimet

Date:

Share post:

Të shtëna me armë mbi depon farmaceutike në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, në Kashar. Gjatë natës raportohet se u qëllua me breshëri plumbash kompania farmaceutike “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit.

Punonjësit e sigurisë e kanë raportuar ngjarjen në polici vetëm sot rreth orës 8:00 të mëngjesit. Ngjarja u tentua të fshihet nga kompania fillimisht. Ndërkaq një grup po heton mbi ngjarjen. 

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen. Në pamjet e kamerave u vu re se një mjet ka kaluar para biznesit rreth orës 2 pas mesnatës dhe persona të paidentifikuar kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri drejt objektit. Mjeti ndalon një çast dhe pas kësaj autorët janë larguar, në drejtim të Vorës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 30 gëzhoja. Nga breshëria e plumbave nuk ka të lënduar, ndërsa është dëmtuar fasada prej xhami e godinës.

Kjo kompani është fituese e qindra kontratave publike në vend me qendra spitalore dhe shëndetësore, ndaj po hetohet edhe në këtë pistë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Prej 3 muajsh e zhdukur, gjendet trupi i 80-vjeçares në një zonë të pyllëzuar të Maqellarës

Një grua rreth 80-vjeçare është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në...

Kush është Roni Yeffet? Biznesmeni që u vu në qendër të hetimeve të SPAK-ut

Roni Yeffet është një biznesmen me origjinë izraelite, i lindur në Jerusalem në vitin 1966, i cili prej...

12-vjeçari humbi jetën në Tiranë, dyshohet për arrest kardiak

Një 12-vjeçar ka humbur jetën ditën e diel, pasi është dërguar pa shenja jete në një spital privat...

Ish-kreu i inteligjencës gjermane arrestohet nën dyshimin për spiunazh, dyshohet se mori rreth 2 mijë dokumente sekrete

Ish-presidenti i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), August Hanning, është arrestuar këtë të martë nën dyshimin...