“Doja të bëhesha qitësi më i famshëm i shekullit”/ Vrau familjen, Dënim përjetë 19-vjeçarit, planifikonte dhe sulm masiv në shkolla

Date:

Share post:

Një adoleshent në Luton të Anglisë u dënua me burgim të përjetshëm, me një dënim minimal prej 49 vitesh, për vrasjen e familjarëve të tij.

Nicholas Prosper u deklarua fajtor për vrasjen e nënës së tij, 48-vjeçaren Juliana Falcon, vëllait të tij, Kyle Prosper, 16 vjeç dhe motrës 13-vjeçares Giselle Prosper.

Teksa dha vendimin e dënimit, gjyqtari tha se fjalët “i pashpirt dhe brutal” janë të pamjaftueshme për të përshkruar tmerrin e momenteve të fundit që pësuan viktimat e tij.

Trupat e tyre u gjetën në banesën e tyre në Luton, në shtator të vitit të kaluar. Policia beson se ai vrau familjen, kur nëna e tij gjeti një armë gjahu që ai e kishte blerë duke përdorur një certifikatë false dhe u përball me të.

Nga ana tjetër, 19-vjeçari kishte planifikuar të kryente një sulm me të shtëna masive në shkollën fillore katolike “St Joseph”, ku vëllezërit e tij kishin qenë nxënës. Ai pohoi para trupës gjykuese se donte të njihej si “qitësi më i famshëm në shkolla për shekullin e 21-të”.

Skema iu prish përfundimisht nga oficerët të cilët e panë atë në rrugë menjëherë pas vrasjeve dhe e arrestuan. Arma e mbushur u gjet e fshehur në shkurre aty pranë, së bashku me më shumë se 30 gëzhoja.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Perimetri sigurisë në shkolla/Shiste kokainë, kapet në flagrancë 26-vjeçari në Tiranë 

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Tiranë, pasi po tentonte të shiste lëndë narkotike në...

Trafik droge dhe plagosje, i shumëkërkuari nga Italia arrestohet në Tiranë

Një 40-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga...

Korçë/ Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Çiflig, humb jetën 60-vjeçari! Plagoset punonjësi i Policisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në hyrje të Korçës, në afërsi të fshatit Çiflig,...

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, policia shoqëron katër persona

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Ndroqit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat kanë...