Mbetjet spitalore në anë të rrugës Shkodër-Hani i Hotit/ Landfill ilegal për mbetjet

Date:

Share post:

Vetëm pak metra larg rrugës nacionale Shkodër-Hani i Hotit, është krijuar një landfill ilegal nga hedhjet e jashtëligjshme të mbeturinave të të gjitha llojeve, por prej disa ditësh në këtë zonë janë depozituar edhe mbetjet spitalore te cilat janë të rrezikshme për tokën dhe shëndetin e njeriut.

Teksa institucionet ende nuk e kanë gjetur përgjegjësin, zgjidhja e vetme është gjetur duke i mbuluar  ato me dhe.

Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar nisjen e hetimeve zyrtarisht për këtë ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur dy dite me pare. Bluzat e bardha te spitalit të Koplikut thonë se mbetjet nuk janë të institucionit të tyre për shkak se ato i përkasin disa reparteve mjekësore për të cilat ata nuk ofrojnë shërbim.

Ardian Hysaj, këshilltar bashkiak i Malësisë se Madhe, i ka filmuar dhe denoncuar mbetjet spitalore. Ai thotë se ky landfill është kthyer në shqetësim për të gjithë Malësinë e Madhe.

Por në këtë zonë, edhe pse e ndaluar, mbetjet depozitohen edhe nga vete bashkia. Siç është rasti i këtij kamioni me logo të bashkisë që tenton të hedhë mbeturinat, por sapo verën kamerat, largohet./TCh

spot_img

Artikuj të lidhur

Perimetri sigurisë në shkolla/Shiste kokainë, kapet në flagrancë 26-vjeçari në Tiranë 

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Tiranë, pasi po tentonte të shiste lëndë narkotike në...

Trafik droge dhe plagosje, i shumëkërkuari nga Italia arrestohet në Tiranë

Një 40-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga...

Korçë/ Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Çiflig, humb jetën 60-vjeçari! Plagoset punonjësi i Policisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në hyrje të Korçës, në afërsi të fshatit Çiflig,...

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, policia shoqëron katër persona

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Ndroqit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat kanë...